
Një gardian është suspenduar nga puna pasi dyshohet se është zënë duke tentuar të fusë substanca narkotike nga jashtë tek një i burgosur.
Gazeta Insajderi mëson se bëhet fjalë për Sebastian Delijaj.
Sipas burimeve të Insajderit, zyrtari i Shërbimit Korrektues ka rënë në gjurmë të hetuesisë dhe është arrestuar.
Po ashtu, të njëjtat burime bëjnë me dije se atij është duke iu bastisur edhe shtëpia.