Polici e shtrin qytetarin në tokë, ai qan duke thënë se ka probleme shëndetësore – VIDEO

Polici e shtrin qytetarin në tokë, ai qan duke thënë se ka probleme shëndetësore – VIDEO

PD_Postim

Disa qytetarë kanë dërguar video në redaksinë e Insajderit lidhur me një ngjarje që, sipas tyre, ka ndodhur në Gjilan.

Ata kanë deklaruar se mbrëmë, në orët e vona, dy policë, që sipas tyre i përkasin njësitit antidrogë, kanë dhunuar një qytetar, madje edhe gjatë shoqërimit deri në stacionin policor.

Në video shihen dy policë duke goditur qytetarin, i cili në ato momente i kishte duart e lidhura dhe ishte i shtrirë në tokë, si dhe duke e ofenduar atë.

Ndërkaq qytetari dëgjohet duke i thënë: Pash Allahun, kam probleme me sy…

Insajderi ka siguruar edhe emrat e pjesëtarëve të policisë të përfshirë në rast dhe ka kontaktuar IPK-në lidhur me këtë ngjarje.