Podujeva News publikon rezultatet e anketës për kryetar të Podujevës: Bulliqi afër fitores pa balotazh, Hyseni ndjek nga afër

Podujevë, 19 Shtator 2025 – Podujeva News ka zhvilluar një anketë online me ndjekësit e saj lidhur me zgjedhjet e ardhshme për kryetar të Podujevës. Deri në ora 10:00 të datës 19 Shtator 2025, në këtë sondazh kanë marrë pjesë gjithsej 681 qytetarë.

Rezultatet e anketës janë:

  • Shpejtim Bulliqi (VV) – 49%

  • Ekrem Hyseni (LDK) – 44%

  • Isak Shabani (PDK) – 7%

  • Xhemajil Hasani (NISMA) – 0%

Rezultatet tregojnë një garë shumë të ngushtë mes dy kandidatëve kryesorë, Shpejtim Bulliqit dhe Ekrem Hysenit. Me 49% të mbështetjes, Bulliqi shihet si favorit dhe është shumë afër të sigurojë fitoren pa balotazh, por me këto përqindje ende nuk arrin shumicën absolute që i nevojitet.

Podujeva News do të vazhdojë me publikimin e sondazheve të ngjashme në ditët në vijim, për të pasqyruar sa më saktë opinionin e qytetarëve të Podujevës deri në zgjedhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *