Qeveria e Kosovës ka reaguar pasi ShBA-ja e ka pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën.
Përmes një reagimi, qeveria ka vlerësuar se Kosova gjithmonë është mirënjohjes për kontributin dhe angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën.
Në reagim thuhet qeveria i mirëpret kritikat e ShBA-së.
Madje, aty thuhet se kurdo që ato janë konkrete Qeveria përpiqet t`i korrigjojë veprimet e saj.
“Ne i jemi gjithmonë mirënjohjes për kontributin dhe angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendin tonë dhe i falënderojmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen dhe ndihmën ndaj shtetit të Kosovës dhe popullit tonë në aq shumë fusha. I mirëpresim edhe kritikat. Kurdo që janë konkrete përpiqemi maksimalisht të përmirësojmë dhe korrigjojmë hapat e veprimet tona”, është thënë në reagimin e Qeverisë.