Pesë persona të lënduar në një aksident trafiku në Lupç të Podujevës

Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur të enjten në mbrëmje në rrugën Prishtinë-Podujevë, me saktësisht në fshatin Lupç.

Në aksident janë përfshirë dy automjete.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën se në rrugën  Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.  Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona”, tha Ahmeti.

 

 

Ajo ka njoftuar se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal. /IndeksOnline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *