Përgjaket Shën Valentini: Një vajzë plagoset me armë, dërgohet në spital

MERCEDES-BENZ Sprinter 316 CDI Klima Rettungswagen

Një vajzë është plagosur me armë zjarri në zonën e Sauku, ndërsa dyshohet se ka qenë së bashku me të dashurin e saj në një nga hotelet e zonës.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autori i sulmit ka ikur, duke e lënë të plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, vajza ka dalë vetë nga dhoma e hotelit për të kërkuar ndihmë. Stafi i hotelit ndërhyri menjëherë dhe e transportoi atë drejt spitalit për trajtim mjekësor.

Policia po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.