Përfshihet nga zjarri një ndërtesë në Prishtinë

IMG_5742

Një zjarr ka shpërthyer sot herët në mëngjes në një ndërtesë në lagjen Kodra e Diellit, në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e zjarrfikësve, policia dhe ekipi i emergjencës.

Nuk dihet për shkaqet që kanë çuar deri te përhapja e zjarrit.

Policia nuk ka dhënë ende detaje për rastin.