“Për pak m’u ndal zemra”, Arteta për ndeshjen ndaj Chelsea-t

Trajneri Mikel Arteta ka komentuar pritjen bravoroze të portierit David Raya të goditjes së Cole Palmerit të Chelseas.

Të Kaltrit ishin afër të barazonin në derbi në minutën e tretë shtesë por gardiani spanjoll ishte aty për t’i shpëtuar dhe për t’i mbajtur të forta gjasat për titull.

“Zemra pothuajse m’u ndal…duart e David Rayas ishin aty që të më kthenin në jetë”, ka thënë Arteta për pritjen e Rayas.

Tani, Topçinjtë kanë sërish pesë pikë më shumë se Manchester City, por këta të fundit kanë një lojë më pak të luajtur.

The post “Për pak m’u ndal zemra”, Arteta për ndeshjen ndaj Chelsea-t appeared first on Podujeva Sot.