PDK – VV bashkojnë forcat në Podujevë

Copy of Podujeva Sot Telefon

Sot është mbajtur mbledhja e Kuvendit Komunal të Podujevës.

Në këtë mbledhje, kryesues i Kuvendit u zgjodh ish-kandidati për kryetar të Podujevës nga PDK, Isak Shabani.

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi e uroi Shabanin për pozitën e re.

Më poshtë postimi i Bulliqit:

Isak Shabani është zgjedhur sot Kryesues i Kuvendit Komunal të Podujevës me shumicë të votave nga kuvendarët.

E uroj për detyrën e re z.Shabanin dhe i shtrij dorën e bashkëpunimit, me bindjen se përmes punës së përbashkët do t’i shërbejmë më së miri qytetarëve të Podujevës.