PDK-ja sot dorëzon rast të ri në Kushtetuese, akuzon LVV-në për pengmarrje të shtetit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi pas dështimit të radhës të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se partia e tij sot do të dorëzojë një rast të ri në Gjykatën Kushtetuese kundër LVV-së.

Krasniqi i ka bërë thirrje Kurtit që të tërhiqet nga pengmarrja e shtetit.

“I bëjmë sërish thirrje Kurtit që të tërhiqet nga qëndrimi i tij imponues, nga pengmarrja e shtetit dhe të ndryshojë propozimin e tij dhe të kthehet në normalitetin e rrjedhjes së seancës siç ka kërkuar edhe aktgjykimi i Kushtetueses”, tha Krasniqi.

Lexo po ashtuPërsëritet dështimi për herë të 41-të, Kuvendi i Kosovës mbetet në bllokadë

Ai shtoi se tri vazhdimet e fundit të seancës kanë qenë shkelje e qëllimshme dhe me vetëdije e Kushtetutës.

“Këto shkelje janë bërë nga ana e kryesuesit të seancës me instruksione të partisë së tij, dhe ne nuk mund të rrimë duarkryq dhe për këtë arsye sot gjatë ditës do ta dorëzojmë rastin e ri në Gjykatën Kushtetuese”, tha Krasniqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *