Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të zhvillojë në ditët në vijim konsultime me partitë politike, duke kërkuar arritjen e një kompromisi që do të sigurojë miratimin e Buxhetit për vitin 2026 dhe të Planit të Rritjes, ka bërë të ditur këshilltari i saj për media, Bekim Kupina.
Sipas Kupinës, Osmani i konsideron këto akte të domosdoshme për stabilitetin institucional dhe funksionimin normal të shtetit.
“Presidentja do të bëjë thirrje për një kompromis politik që garanton interesin e Kosovës dhe të qytetarëve të saj, duke siguruar rrugën përpara për avancimin e vendit,” tha Kupina.
Ai shtoi se Osmani do t’i inkurajojë partitë të bashkëpunojnë për të shmangur çdo bllokadë që mund të ndikojë negativisht në mirëqenien e qytetarëve dhe në funksionimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.