Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka paraqitur një kërkesë për masë të përkohshme në Gjykatën Kushtetuese, për pezullimin e afatit prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Në një konferencë për media të martën, Osmani tha se qëllimi i kësaj mase është të parandalohet bllokada institucionale dhe funksionimi jashtë kornizës kushtetuese.
Përveç kësaj, Osmani bëri të ditur se ka dorëzuar edhe një kërkesë tjetër në Kushtetuese, për shqyrtimin e konfliktit të kompetencave kushtetuese, të cilat kanë lindur si pasojë e mungesës së konstituimit të Kuvendit.
Rastin e kemi dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, për të garantuar funksionimin demokratik dhe kushtetues. Kërkesa është paraqitur për të shqyrtuar konfliktin e kompetencave kushtetuese të krijuara nga mungesa e konstituimit të Kuvendit të Kosovës,” ka deklaruar Osmani.