
Një ortek bore ka ndodhur sot në qendrën turistike të Brezovicës, ku si pasojë janë përfshirë tre skiatorë.
Ngjarja ka shkaktuar panik tek pushuesit që ndodheshin në zonë në momentin e incidentit.
Sipas informacioneve të para, njëri nga skiatorët ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë ndihmë mjekësore, ndërsa dy të tjerët janë shpëtuar pa pasoja serioze shëndetësore.