
Një person ka mbetur i lënduar pas një aksidenti mes trenit dhe një veture që ndodhi në afërsi të Kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë.
Kështu ka konfirmuar për Sinjalin, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, tha ajo.