Një person humb jetën pas kontaktit me rrymë

Punetori puntori punetor aksident _20251017_070240_0000

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në zonën e Tales, në Lezhë, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës.

Elektricisti ka mbetur në kontakt me rrymën elektrike teksa po punonte për riparimin e një defekti në një shtyllë elektrike.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Autoritetet pritet të japin detaje të tjera në vijim.