Një gjykatëseje i vendoset një guri mbi veturë, Policia heton rastin

Policia e Kosovës ka njoftuar sot për kanosje apo dëmtim të pasurisë në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur të hënën në ora 20:00.

“Viktima femër kosovare (gjykatëse), ka raportuar se një person i panjohur, në veturën zyrtare i ka vendosur një guri mbi veturë duke ia dëmtuar”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Rasti është në hetime. /Telegrafi/