“Një çaj me Hoxhën” bashkon besimtarët nga 11 fshatra të Llapit dhe qyteti i Podujevës

objektin përcjellës të xhamisë së fshatit Revuç u mbajt takimi i parë mujor për muajin tetor, me temën “Një çaj me Hoxhën”. Ngjarja u prit me interes të madh dhe pati pjesëmarrje të konsiderueshme nga qytetarët.

Në këtë aktivitet morën pjesë banorë nga 11 fshatra të Llapit si dhe nga qyteti i Podujevës, duke e kthyer takimin në një nismë që po forcon komunikimin dhe bashkëpunimin mes komuniteteve lokale.

Organizatorët u shprehën të kënaqur me pjesëmarrjen dhe paralajmëruan se takime të tilla do të vazhdojnë edhe në muajt e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *