Nga freskimi i listave tek lëvizjet në renditje – ndryshimet që partitë politike i bënë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Nga freskimi i listave tek lëvizjet në renditje - ndryshimet që partitë politike i bënë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Tashmë të gjitha partitë kanë publikuar listat prej 110 deputetëve që do të garojnë në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme Parlamentare që mbahen më 28 dhjetor.

Kosova është në krizë për gati një vit për një formimin e një Qeverie, pasi zgjedhjet e rregullta të mbajtura më 9 shkurt 2025, ku fituese doli Lëvizja Vetëvendosje – nuk ia doli të formonte ekzekutivin, madje as opozita e deritashme nuk ishte kishte numra që të krijonte në anën tjetër një marrëveshje.

Kështu, mbi dhjetë muaj, Kosova ka mbetur peng e mosmarrëveshjeve mes partive politike, duke humbur shumë marrëveshje ndërkombëtare, raporton Telegrafi.

Kur janë publikuar listat zyrtare, partitë kanë bërë rifreskimin e tyre me emra të rinj, për arsye të ndryshme, si disa që kanë arritur të fitojnë pozitën e kryetarit të komunës apo për ndonjë çështje personale.

Telegrafi ka bërë një analizë në lidhje me rifreskimin e listave, duke shikuar nga emrat e rinj që janë futur në listë, kush është renditur më lartë nga zgjedhjet e kaluara dhe kush ka rënë më poshtë. Tek renditjet, disa kanë pranuar që të jenë më poshtë në renditje, siç është rasti i Abelard Tahirit nga PDK që në zgjedhjet e 9 shkurtit ishte numër 10-të, ndërsa tani është 110-të.

Lëvizja Vetëvendosje

Në listën e LVV për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme që mbahen më 28 dhjetor po figurojnë 43 emra të rinj krahasuar me Zgjedhjet Parlamentare që janë mbajtur më 9 shkurt.

Në këtë listë për këto zgjedhje më lartë është renditur Hysen Durmishi, që është ngritur për 36 vende, pasi në zgjedhjet e kaluar ishte me numri 60-të, ndërsa tani e ka marrë 24-të.

Nga prurjet që u diskutuan më së shumti në opinion nga LVV dhe partnerët janë: Andin Hoti, Viktor Buzhala, Rufki Suma, Blerim Gashi.

Renditje më lartë:

DRITA PAJAZITI: 103 → 71, +32 pozita;

ADELINA GRAINCA: 70 → 40, +30 pozita;

TAULANT KELMENDI: 58 → 30, +28 pozita.

Renditje më poshtë ka marrë Dafina Gexha Bunjaku, që zgjedhjet e kaluara ishte në vendin e 36-të, ndërsa tani është në të 63-in.

Renditje më poshtë:

LUAN ALIU 64: → 88, –24 pozita;

GANI KRASNIQI: 27 → 49, –22 pozita;

BAJRAM MAVRIQI: 76 → 97, –21 pozita;

MYTAHER HASKUKA: 35 → 50, –15 pozita.

Partia Demokratike e Kosovës

Në listën e PDK-së për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme që mbahen më 28 dhjetor figurojnë 65 emra të rinj krahasuar me Zgjedhjet Parlamentare që janë mbajtur më 9 shkurt.

Në këtë listë për këto zgjedhje më lartë është renditur Arben Mustafa, që është ngritur për 23 vende, pasi në zgjedhjet e kaluar ishte me numri 28-të, ndërsa tani e ka marrë atë 5.

Nga prurjet që u diskutuan më së shumti në opinion nga PDK dhe partnerët janë: Eman Rrahmani, Arian Tahiri, Shkumbin Demalijaj.

Renditje më lartë:

Besa Kabashi Ramaj: 27 → 6, +21;

Përparim Gruda: 29 → 15, +14;

Aurorë Osmani Buca: 47 → 33, +14.

Renditje më poshtë ka marrë Abelard Tahiri, që zgjedhjet e kaluara ishte në vendin e 10-të, ndërsa tani është në të 100-in.

Renditje më poshtë:

Besa Ismaili Ahmeti:41 → 60, –19;

Eliza Hoxha: 6 → 21, –15.

Lidhja Demokratike e Kosovës

Në listën e LDK-së për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme që mbahen më 28 dhjetor figurojnë 63 emra të rinj krahasuar me Zgjedhjet Parlamentare që janë mbajtur më 9 shkurt.

Në këtë listë për këto zgjedhje më lartë është renditur Shaban Osmanaj, që është ngritur për 27 vende, pasi në zgjedhjet e kaluar ishte me numri 98-të, ndërsa tani e ka marrë atë 71.

Nga prurjet që u diskutuan më së shumti në opionin nga LDK janë: Ferid Agani, Janina Ymeri, Ukë Rugova, Ermal Sadiku.

Renditje më lartë:

Fadil Hadergjonaj: 37 → 20, +17;

Besian Mustafa: 22 → 14, +8;

Qendrim Softolli: 73 → 66, +7.

Renditje më poshtë ka marrë Kimete Kuka Hasallari, që zgjedhjet e kaluara ishte në vendin e 54-të, ndërsa tani është në të 90-in.

Renditje më poshtë:

Berat Rukiqi: 20 → 40, -20;

Valentina Bunjaku: 21 → 32, -11;

Arben Gashi: 14 → 23, -9.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Tek AAK është një rast më ndryshe krahasuar me partitë e tjera, pasi në Zgjedhjet Parlamentare të mbajtura më 9 shkurt, ishin në koalicion me Nismën Socialdemokrate, me këta të fundit që në kuvend u ndanë në dy grupe parlamentare me Fatmir Limajn nga NISMA.

Në listën e AAK-së për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme që mbahen më 28 dhjetor figurojnë 80 emra të rinj krahasuar me Zgjedhjet Parlamentare që janë mbajtur më 9 shkurt.

Në këtë listë për këto zgjedhje më lartë është renditur Haxhi Ibishi, që është ngritur për 63 vende, pasi në zgjedhjet e kaluar ishte me numri 85-të, ndërsa tani e ka marrë atë 22.

Nga prurjet në listë që u diskutuan më së shumti në opinion nga AAK janë: Agim Çeku, Burim Ramadani, Gani Dreshaj, Ardian Kastrati.

Renditje më lartë:

Besnik Krasniqi: 77 → 23, +54;

Edmond Hoxha: 98 → 62, +36;

Abdylnaser Sefa: 107 → 74, +33.

Në aspektin e renditjes më poshtë, edhe këtu kemi një rast të veçantë krahasuar me partitë e tjera më lartë, pasi Zafir Berisha është bashkuar në listën e AAK-së, mirëpo ka marrë një numër më lartë. Berisha në zgjedhjet e 9 shkurtit ishte renditur në vendin e 14-të, ndërsa në listën aktuale është në të 16-in, që i bie për dy pozita dallim vendi në renditje. /Telegrafi/