Kandidati për Asamble Komunale në Podujevë, Nexhmi Muqiqi, ka komentuar ndarjen e makinerive bujqësore nga Komuna, duke e cilësuar këtë veprim si të lidhur me fushatën zgjedhore.
Muqiqi u shpreh se një veprim i tillë “nuk do të ketë asnjë efekt në rezultatet e zgjedhjeve”, por sipas tij, duhet të shqyrtohet edhe mundësia nëse ka elemente të veprës penale.
“Bujqëve u dëshiroj punë të mbarë me këto makineri, kurse për Kryetarin mbetet të shihet…”, tha ai.