Nexhmi Muçiqi me mirënjohje për Gjeneral Nasim Haradinajn

Kandidati për Asamblenë Komunale të Podujevës, Nexhmi Muçiqi, ka shprehur respekt dhe mirënjohje të veçantë për Gjeneral Nasim Haradinajn, duke e cilësuar si simbol të sakrificës dhe qëndresës për lirinë e Kosovës.

Në postimin e tij, Muçiqi ka kujtuar dëshminë e Haradinajt para gjykatës, kur ai theksoi se pas moshës 17-vjeçare pjesën tjetër të jetës e kishte kaluar kryesisht në burgjet serbe, së bashku me familjen e tij që ishte përballur me arrestime e vuajtje.

“Thjesht nuk mund ta gjej fjalën e duhur për ta falënderuar këtë burrë të madh, që na e dha Zoti, e që ne kemi fatin të jetojmë me të”, ka shkruar Muçiqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *