Ndërron jetë asambleisti llapjan Gazmend Islami

Me pikëllim është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të asambleistit të Kuvendit Komunal të Podujevës, Gazmend Islami.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, i cili ka vlerësuar kontributin e tij të çmuar në jetën publike dhe politike të qytetit.

Gazmend Islami njihej për veprimtarinë e tij të pandalshme patriotike, përkushtimin ndaj çështjes kombëtare dhe angazhimin e sinqertë në shërbim të qytetarëve.

Në emër të Komunës së Podujevës, Bulliqi ka shprehur ngushëllimet më të thella për familjen Islami, miqtë dhe kolegët e tij, duke e cilësuar humbjen si të madhe për gjithë komunitetin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *