Ndalohet shpërndarja e ujit për mërgimtarë – Fondacioni Besëlidhja apelon për ndihmë publike

Fondacioni humanitar “Besëlidhja” ka ndalur përkohësisht aktivitetin e shpërndarjes së ujit falas për mërgimtarët në zonën kufitare, pas vështirësive me autorizimin nga institucionet përgjegjëse.

Në një reagim publik, Fondacioni tregon se arsyeja e ndalimit është mungesa e lejes nga autoritetet, të cilat kanë theksuar se “kanë aplikuar shumë kompani dhe duhet të lejohen të gjitha ose asnjëra”. Por “Besëlidhja” thekson se nuk është kompani, por organizatë me mision humanitar, që vepron pa përfitime dhe në të mirë të qytetarëve.

“Ne nuk jemi biznes. Jemi një fondacion humanitar që po shpërndajmë ujë falas si gjest falënderimi për bashkatdhetarët që çdo verë kthehen në Kosovë me dashuri e mbështetje,” thuhet në reagim.

Fondacioni ka siguruar gjithsej 10,000 shishe ujë – prej tyre 9,000 të blera nga donatorë dhe 1,000 të dhuruara. Deri më tani janë shpërndarë 3,000 shishe dhe kanë mbetur edhe 7,000 për shpërndarje.

Edhe pse vitin e kaluar aktiviteti u zhvillua në bashkëpunim me Policinë dhe me leje zyrtare, këtë vit kërkesa nuk ka marrë përgjigje pozitive.

Për këtë arsye, Fondacioni u bën thirrje institucioneve dhe qytetarëve të ndihmojnë për të siguruar lejen dhe për të vazhduar këtë nismë humane.

Për mbështetje:

Facebook: Fondacioni Besëlidhja

Tel: 044 123 549

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *