Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës ka marrë prioritet maksimal me ardhjen e Qeverisë Kurti.
Sipas tij, në vetëm pesë vite buxheti për FSK-në është katërfishuar, duke tejkaluar edhe planin e tranzicionit.
Murati ka theksuar se gjatë qeverive të kaluara, shpenzimet për ushtrinë nuk e kalonin asnjëherë nivelin prej 50 milionë eurove, derisa tani investimet janë rritur ndjeshëm.
Në postimin e tij, ministri ka publikuar edhe një grafik që tregon qartë rritjen e buxhetit për ushtrinë, krahasuar me vitet e kaluara.