Murati: Mbi 11 mijë biznese të reja të regjistruara deri në tetor – pritet rekord deri në fund të vitit

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se numri i ndërmarrjeve të reja të regjistruara në vend ka kaluar shifrën prej 11 mijë, ndonëse viti ende nuk ka përfunduar. Sipas tij, vetëm deri në muajin tetor është arritur ky nivel, ndërsa me ritmin aktual pritet që deri në fund të vitit numri i bizneseve të reja të tejkalojë 13 mijë, gjë që do të përbënte rekord të të gjitha kohërave.

Murati këtë e ka bërë publik përmes një postimi, duke theksuar se ky rezultat dëshmon rritjen e vazhdueshme të ekonomisë dhe një klimë më të favorshme për zhvillim dhe ndërmarrësi në vend.

“Numri i ndërmarrjeve të reja të regjistruara tashmë ka kaluar shifrën prej 11 mijë. Sipas trendit aktual, deri në fund të vitit kjo shifër pritet të tejkalojë mbi 13 mijë biznese, që do të ishte rekord i të gjitha kohërave. Ky është tregues i shëndetit të mirë të ekonomisë, e cila po rritet vazhdimisht”, ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *