Moti në Shqipëri, temperaturat deri në 27 gradë

Shqipëria të shtunën do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash të pakta kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 18 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 20 deri në 27 gradë.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare e luginora era pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.

Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë. /Telegrafi/