Mos-certifikimi i Listës Serbe, reagon ambasada amerikane

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka reaguar pas mos-certifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ).

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook, ambasada fajëson Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) për bllokim të certifikimit, duke i quajtur përçarëse.

“Përpjekjet e VV-së për të bllokuar certifikimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës janë dritëshkurtra dhe përçarëse. Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike. Veprime të tilla dëmtojnë stabilitetin e Kosovës dhe interesat e SHBA-së, duke përfshirë rifillimin e dialogut tonë strategjik për të çuar përpara mundësitë për bizneset amerikane dhe të Kosovës”, thuhet në postim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *