Mjegulla në vend, policia del me një paralajmërim

PD_Postim-Recovered-Recovered-Recovered

Policia e Kosovës ka dal me një reagim në lidhje me mjegullën e madhe që e ka kapluar vendin.

Në njoftimin e bërë, Policia ka kërkuar nga shoferët që të jenë të kujdesshëm dhe të kenë nën kontroll shpejtësinë e lëvizjes.

“Mjegulla mund të krijojë një iluzion optik dhe t’i bëj shoferët të mendojnë se po shkojnë më ngadalë seç janë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë.