“Mirësevini me freski në atdhe” – 10 mijë shishe ujë për mërgimtarët në Merdare

Me moton “Mirësevini me freski në atdhe”, Fondacioni “Besëlidhja” ka nisur një kampanjë mikpritëse për bashkatdhetarët që po vijnë në Kosovë gjatë verës.

Në pikën kufitare në Merdare po shpërndahen 10.000 shishe ujë, si një gjest simbolik falënderimi dhe mirëseardhjeje për mërgimtarët që sjellin gjallëri dhe energji pozitive në vendin tonë çdo sezon.

Shpërndarja e ujit falas do të vazhdojë përgjatë dy fundjavëve, duke synuar t’u lehtësojë sadopak rrugëtimin atyre që vijnë pas një udhëtimi të gjatë.

Kjo iniciativë është organizuar dhe realizohet nga Fondacioni “Besëlidhja”, në kuadër të përkushtimit të tij për të qenë afër komunitetit dhe për të promovuar vlerat e mikpritjes shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *