MI jep tender 108 mijë Euro për punë shtesë në zgjerimin e rrugës Prishtinë-Podujevë

Ministria e Infrastrukturës ka dhënë një tjetër tender për zgjerimin e rrugës nacionale Prishtinë-Podujevë. Kontrata, që është dhënë me procedurë të negociuar, është për punë shtesë në Lotin 5, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Me këtë tender është shpërblyer kompania “BENI-COM SH.P.K.”. Vlera totale e kontratës është 108 mijë e 118 euro.

Në dosjen e publikuar në platformën e-Prokurimi, nuk është dhënë ndonjë afat për përfundimin e këtyre punimeve shtesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *