Burime të Podujeva News bëjnë të ditur se deputeti Mefail Bajqinovci pritet të emërohet shef i Grupit Parlamentar të kësaj partie në Kuvendin e Kosovës.
Sipas këtyre burimeve, diskutimet për këtë pozicion tashmë kanë përfunduar dhe emri i Bajqinovcit është duke u përmendur si zgjedhja kryesore për drejtimin e grupit parlamentar të VV-së në legjislaturën e re.
Zyrtarizimi i këtij vendimi pritet të bëhet në ditët në vijim nga organet përkatëse të partisë.
Podujeva News do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri.