Me qëllim apo nga pakujdesia? 39-vjeçari nga Podujeva kapet me letërnjoftim të falsifikuar, derisa tentonte ndërrimin e mbiemrit

Një rast jo i zakontë është shënuar dje në Podujevë. Sinjali mëson se një 39-vjeçar është paraqitur në Qendrën e Regjistrimit Civil për të ndërruar mbiemrin, por procedura ka përfunduar me dyshime serioze.

Burimet tona bëjnë me dije se Gani Kadriu dorëzoi një letërnjoftim që rezultoi i falsifikuar, ndërsa më pas prezantoi një tjetër dokument të rregullt. Ai ka deklaruar se dokumentin e dyshuar e kishte gjetur në shtëpi, mes letrave të babait të ndjerë dhe nuk kishte ditur se ishte fals.

Letërnjoftimi doli të ishte në emër të një personi tjetër, Agron Krasniqi. Dokumenti është konfiskuar, ndërsa rasti është iniciuar për veprën penale “Falsifikim i dokumentit”. Kadriu është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *