Ramiz Lladrovci, i ftuar sonte në emisionin “Debat Plus”, ka komentuar deklaratat e fundit të kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili në Konventën e PDK-së deklaroi se nuk është pro rikthimit të Lladrovcit në parti.
Lladrovci tha se nuk dëshiron të hyjë në polemika, por shtoi se deklarata e Lushtakut nuk ka më peshën që ka pasur dikur në strukturat e PDK-së.
“Sami Lushtaku nuk pyetet më në PDK. Po të pyetej ai, unë nuk do të isha kthyer,” deklaroi Lladrovci.
Ai shtoi se vendimet e tij politike nuk varen nga individët, por nga drejtimi dhe vizioni i partisë.