Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka paralajmëruar edhe një fitore në muajt në vijim, por nuk ka dhënë detaje se për çfarë fitoreje bëhet fjalë.
Ai ka deklaruar se “Drenasi do t’ju dalë kapuç me mangë”.
“Drenasi do t’ju dalë kapuç me mangë…do të ketë beteja të reja, beteja të cilat do të kenë parime dhe vlera, për sot e për nesër. Do të shkruhet edhe një histori në Dhjetorin që po vije, edhe një fitore”, ka shkruar ai, transmeton Telegrafi.