Lirim Mehmetaj: Të përkrahësh Netanyahun është njëjtë sikur të përkrahësh Millosheviçin – turp për shqiptarët që bëjnë tifo për kriminelë

Në një reagim të fuqishëm dhe emocional në Facebook, publicisti dhe aktivisti Lirim Mehmetaj ka krahasuar Benjamin Netanyahun me Slobodan Millosheviçin, duke e quajtur të pakuptueshme dhe të turpshme përkrahjen që disa shqiptarë po ia japin regjimit izraelit në luftën në Gaza.

“Ta përkrahësh Benjamin Netanyahun është njëjtë si ta përkrahësh Slobodan Millosheviçin”, shkruan Mehmetaj, duke i kritikuar ashpër ata shqiptarë që, sipas tij, ose nuk e dinë çfarë po ndodh në Gaza, ose janë thjesht “fashistë të egër” që bëjnë tifo për dhunën dhe vrasjet.

Ai kujton se shqiptarët vetë kanë qenë viktima të masakrave dhe torturave të regjimit serb, dhe për këtë arsye, përkrahja ndaj një regjimi që po shkakton vrasje masive të civilëve palestinezë është një paradoks i pajustifikueshëm moral.

“Dallimi i vetëm i Benjamin Netanyahu me Millosheviçin është se ky i pari ka vrarë më shumë njerëz se i dyti. Për nga metoda e operimit janë identikë”, shkruan më tej Mehmetaj.

Duke cituar të dhëna nga organizata ndërkombëtare dhe dëshmi të mjekëve në terren, ai thekson se mbi 70 për qind e të vrarëve në Gaza janë gra dhe fëmijë, dhe se lufta nuk është më luftë – është masakër.

Sipas tij, Netanyahu e nisi këtë luftë për të shmangur përballjen me drejtësinë për aktakuzat që rëndojnë ndaj tij për korrupsion dhe abuzim me pushtetin.

“A çohet shqiptari – përjetues i masakrave të ngjashme – edhe del bën tifo për vrasje të fëmijëve. ” përfundon reagimin e tij Mehmetaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *