Në ambientet e Xhamisë së Fshatit Revuç, në bashkëpunim me Këshillin e Bashkësisë Islame në Podujevë, do të organizohet një aktivitet fetar me temën: “Shëmbëlltyra e Përsosur për Njerëzimin”, kushtuar figurës së Profetit Muhamed (paqja qoftë mbi të).
Ngjarja do të zhvillohet më 14 shtator 2025, duke filluar nga ora 14:00, me pjesëmarrjen e disa ligjëruesve të njohur nga rajoni, të cilët do të trajtojnë aspekte të ndryshme nga jeta dhe shembulli i Profetit Muhamed (paqja qoftë mbi të), në raport me njerëzimin, rininë, fqinjët, të afërmit, mysafirët, të varfrit, të pasurit, madje edhe me kundërshtarët e tij.
Agjenda e ligjëratave:
-
Mr. Fidan Musliu
Tema: Muhamedi – model për mbarë njerëzimin
Ora: 14:00 – 14:30/40 -
Hoxhë Driton Feta
Tema: Shembulli i Muhamedit me muslimanët e rinj
Ora: 14:50 – 15:20/30 -
Hoxhë Valon Berisha
Tema: Shembulli i Muhamedit me të afërmit, fqinjët dhe mysafirët
Ora: 15:40 – 16:10/20 -
Dr. Besnik Llumnica
Tema: Shembulli i Muhamedit me të varfrit dhe të pasurit
Ora: 16:40 – 17:10/20 -
Mr. Blerim Musliu
Tema: Shembulli i Muhamedit me kundërshtarët dhe polemizuesit
Ora: 17:30 – 18:00/10
Ky aktivitet synon të afrojë besimtarët më shumë me jetën dhe mësimet e Profetit Muhamed (paqja qoftë mbi të), duke ofruar reflektime të thella dhe praktike për sfidat dhe marrëdhëniet ndërnjerëzore në kohët moderne.