LDK Vushtrri me peticion për rikthimin e Xhafer Tahirit në krye të Degës

 

Baza e Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Vushtrri ka ndërmarrë një veprim të ri politik, duke dorëzuar sot në Selinë Qendrore të partisë një peticion përmes të cilit kërkohet rikthimi i Xhafer Tahirit në pozitën e Kryetarit të Degës.

Peticioni, i nënshkruar nga 203 anëtarë të strukturës së Degës, synon që të mos pranohet dorëheqja e Tahirit dhe që ai të vazhdojë mandatin e udhëheqjes. Në mesin e nënshkruesve përfshihen:

  • Themelues të Degës së LDK-së në Vushtrri,

  • Asambleistë të zgjedhur,

  • Anëtarë të Kryesisë,

  • Kryetarë të Nëndegëve,

  • Komisionerë, vëzhgues e aktivistë partiakë.

Sipas nismëtarëve, ky hap është ndërmarrë për të ruajtur unitetin e brendshëm të Degës dhe për të siguruar funksionimin e saj të plotë organizativ. Në dorëzimin e peticionit kanë marrë pjesë Sekretari i Degës, Nënkryetarët si dhe Sekretari Organizativ, të cilët kërkojnë që Xhafer Tahiri të mbetet në krye të strukturës lokale të LDK-së në Vushtrri.

Mbetet të shihet reagimi dhe vendimi i Kryesisë Qendrore të LDK-së pas këtij zhvillimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *