
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Croydon, ku 22-vjeçari shqiptar, Lorik Abazi, u vra me thikë ditën e diel, sipas raportimeve të mediave britanike, përfshirë BBC.
Autoritetet kanë arrestuar dy vajza 25-vjeçare dhe një djalë 28-vjeç si të dyshuar për vrasjen. Njëra prej vajzave është lënë e lirë me kusht.
Po ashtu, dy të rinj të moshës 21 vjeç janë gjetur me plagë të shkaktuara nga mjete prerëse. Njëri prej tyre ka lëndime që mund të jenë kërcënuese për jetën dhe mbetet në spital, ndërsa tjetri u lirua nga spitali dhe është marrë në paraburgim.
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa policia britanike ka bërë thirrje për ndihmë nga publiku: kushdo që ka informacion, pamje ose filmime që mund të ndihmojnë hetimin duhet t’i bëjë të ditura autoriteteve.