
Sonte rreth orës 21:40 në Shërbimin Emergjent në Spitalin e Mitrovicës është pranuar një person i lindur me 1956 në gjendje të rëndë. Sipas raportimeve, viktima është goditur nga një veturë.
Lajmin për pranimin e tij në spital e ka konfirmuar për Express zëdhënësi i spitalit, Shpend Fazliu, i cili tha se pacienti më pas është dërguar për trajtim në QKUK.
“Ne 21.40 është sjellë në Shërbimin Emergjent, një person i lënduar (1956), pas ndihmës emergjente, i është bërë CT, ka rezultuar se ka gjendje të rënduar me gjakderdhje në tru dhe është transportuar në QKUK , për trajtim të mëtutjeshëm”, tha Fazliu.
Për rastin ka folir edhe Policia e Kosovës.
Sipas Avni Zahiti, zëdhënës në Policinë Rajonale të Mitrovicës, rreth orës 18:25, në rrugën “Ulqini” në Mitrovicën e Jugut, ka ndodhur një aksident trafiku ku një veturë ka goditur një këmbësor.
“I lënduari është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa policia është duke kryer procedurat hetimore lidhur me aksidentin”, tha Zahiti.