LAJMI I FUNDIT: Në këtë shkollë të Podujevës nuk do të mbahet mësimi sot

shkolla

Një nga shkollat e qytetit të Podujevës ka marrë vendim për pezullimin e mësimit për ditën e sotme.

Bëhet fjalë për SHFMU “Naim Frashëri” – Podujevë.

Arsyeja e pezullimit të procesit mësimor për ditën e sotme është vdekja e mësueses, Zylfie Agushi Dema.

Më poshtë njoftimi:

Njoftim mortor

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të koleges sonë, mësusen Zylfie Agushi Dema.
Ajo do të mbahet mend si një mësuse e përkushtuar, me kontribut të çmuar në edukimin e brezave të rinj.

Ngushëllime të sinqerta familjes, kolegëve dhe miqve për humbjen e së ndjerës.

Ju informojmë se sot nuk do të mbahet mësimi.