LAJMI I FUNDIT: Aksident i rëndë në këtë fshat të Podujevës

Policia ks

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditën e sotme në magjistralen Prishtinë-Podujevë, saktësisht në Penuhë.

Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, vërehet se një veturë është përplasur me anësoret e rrugës.

Dyshohet se ka edhe persona të lënduar në këtë aksident.

Në vendin e ngjarjes ka arritur autoambulanca dhe policia ku po merren me rastin.