Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është realizuar pagesa me rritje për shtesat mujore të lehonave. Nga ky muaj, përfitueset do të marrin 325.9 euro në muaj, nga 170 euro sa ishte më parë.
Kjo rritje ishte paralajmëruar më herët, por pagesa e parë me këtë shumë është bërë pikërisht sot.