Lajm i mirë nga Trusti

PD_Postim

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trust) ka arritur një fitim bruto prej 312 milionë euro deri më 24 dhjetor 2025, duke shënuar një rritje nga 244 milionë euro në vitin 2024.

Trusti ka theksuar se vetëm në dy vitet e fundit, kthimi bruto nga investimet ka arritur 566 milionë euro. Nga themelimi i institucionit, kthimi i akumuluar bruto ka arritur rreth 1.3 miliardë euro.

Arkëtimi i kontributeve të reja për vitin 2025 ka shënuar rritje prej 12% krahasuar me vitin paraprak, duke arritur në 354 milionë euro.

Ky vit shënon 21-të vitin nga 24 që FKPK regjistron kthim vjetor pozitiv nga investimet.