Ky është personi që dyshohet se goditi babain me sëpatë

Copy of Podujeva Sot Telefon

Një ngjarje e rëndë familjare ka përfunduar me arrestim në orët e para të mëngjesit, kur Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të shpejtë për kapjen e të dyshuarit Kanun Shabanaj, i cili dyshohet se ka sulmuar babain e tij me mjet të mprehtë (sakicë).

Sipas burimeve të afërta me familjen, Shabanaj është arrestuar në shtëpinë e tij gjatë një intervenimi policor të planifikuar, pas grumbullimit të informacioneve operative.

Incidenti dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti verbal, i cili ka eskaluar në dhunë fizike. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tij raportohet stabile.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe tashmë do t’i nënshtrohet procedurave hetimore. Me urdhër të Prokurorit kujdestar, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, nën dyshimin për veprat penale “Lëndim trupor” dhe “Dhunë në familje”.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, tha dje për Sinjalin se i lënduari është duke u trajtuar, dhe i njëjti ka lëndime serioze.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për sigurim, pas trajtimit në QMF është udhëzu për në Pejë, është edhe prokurorja e shtetit që ka kontaktu viktimën aty, dhe është njoftuar me lëndimet. Është urdhëruar rasti të trajtohet sektori i hetimeve rajonale, krimet serioze”, tha ai.

Hetimet janë në vazhdim për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.