Ky është 26 vjeçari që vdiq në aksident

Aksident ambulanca naten

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të martën, më 09 dhjetor 2025, rreth orës 16:20, në Rrugën Nacionale N22.3, në hyrje të Leposaviqit, ku janë përfshirë dy automjete civile dhe disa persona kanë pësuar lëndime trupore.

Sipas të dhënave nga strukturat e afërta me hetimin, në aksident janë përfshirë: Peugeot, ngjyrë e verdhë, me drejtues B.M,, rreth 60-vjeçar, Volkswagen Golf, ngjyrë e zezë, me drejtues M.R..

Sinjali mëson se viktima është Vladan Milovanović.

Nga goditja janë lënduar të dy drejtuesit e automjeteve, si dhe pasagjerët V.Milovanović, I.D, rreth 26-vjeçare dhe E.B., rreth 26-vjeçare.

Sinjali mëson se viktima është Vladan Milovanović.

Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur kur automjeti Peugeot, duke lëvizur nga Leposaviqi në drejtim të Mitrovicës, në rrethana ende të paqarta ka kaluar në shiritin e kundërt të rrugës, duke u përplasur frontal me automjetin Golf, i cili po lëvizte në drejtimin e kundërt në shiritin e tij të rregullt.

Si pasojë e përplasjes, të lënduarit janë dërguar me autoambulancë në Spitalin e Mitrovicës Veriore. Pasi kanë marrë trajtimin mjekësor, të gjithë të lënduarit janë liruar për në shtëpi, përveç një pasagjeri nga automjeti “A”, i cili është mbajtur për trajtim të mëtejshëm.

Prokurorja kujdestare është njoftuar për rastin; ajo nuk ka dalë në vendin e ngjarjes, por ka udhëzuar që lënda të trajtohet në procedurë të rregullt. Hetimet janë në zhvillim.