
Me 103 vota për, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ratifikuar anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes.
Kryetarja e Kuvedit të Kosovës, Albulena Haxhiu tha se Kuvendi miratoi Ratifikimin e Marrëveshjes për Anëtarërimin e Kosovës në Bordin e Paqes.
“Konstatoj që me 103 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miratoi ratifikimin e Marrëveshjeve për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes”, ka thënë Haxhiu.
Ndërkaq, të martën Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë miratoi Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes. /Telegrafi/