Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndarë një postim lidhur me një iftar të organizuar mbrëmjen e kaluar me përfaqësues të Bashkësisë Islame.
Ai bëri të ditur se ka marrë pjesë në iftar me Kryesinë e Bashkësia Islame e Kosovës, Kryetarin e Këshillit të BIK-ut për Prishtinë dhe imamët e xhamive të Kryeqytetit.
Sipas Ramës, këto ishin momente reflektimi, solidariteti dhe bashkimi, që rikujtojnë rëndësinë e vlerave shpirtërore dhe bashkëjetesës në qytet.
Kryetari theksoi se Kryeqyteti mbetet i përkushtuar ndaj dialogut, respektit dhe forcimit të lidhjeve me komunitetet fetare, duke vlerësuar bashkëpunimin dhe rolin e tyre në shoqëri.
The post Kryetari Rama shtron iftar për Bashkësinë Islame të Kosovës appeared first on Podujeva Sot.