Avokati Arianit Koci ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti, pas pjesëmarrjes së këtij të fundit në operën “Syrigana” të artistit Petrit Halilaj, e cila u shfaq sonte në Drenicë.
Në një reagim publik, Koci ka akuzuar Kurtin se po e shpërfill gjendjen politike dhe ekonomike të vendit, ndërkohë që, sipas tij, Kuvendi vazhdon të jetë i bllokuar.
“E ka blloku Kuvendin, e Albin Kurtit po i bie në mend me shku në Operë në Drenicë. Për më tepër, pas shfaqjes – erdhi edhe në ndejë! Turp!”, ka shkruar Koci.
Ai shtoi se Kosova ndodhet në një gjendje të jashtëzakonshme dhe se qytetarët po përballen me varfëri, ndërsa kryeministri merret me evente kulturore.
“Nuk i ke rendet me shku ndejave. Së paku jo ti – që e ke blloku shtetin. Më mirë puno. Ama puno për së mbari”, ka theksuar avokati.