Kapet me drogë në Podujevë – 20-vjeçari dyshohet se po shiste marihuanë para shtëpisë së tij

Gazeta Sinjali mëson se një rast i posedimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike është zbuluar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Podujevës, ku një i ri është ndaluar nga Policia me sasi të dyshuar marihuanë, të ndarë dhe të gatshme për shitje.

Burime të sigurta të Sinjalit bëjnë me dije se i dyshuari është E. S. 20 vjeçar, i cili më 6 korrik 2025, rreth orës 22:30, është parë nga njësia policore për zbatim të urdhëresave, përballë shtëpisë së tij në rrugën “Skënderbeu”, duke kryer shit-blerje të dyshuar narkotikësh pranë një veture Golf 7 të bardhë.

Sapo ka vërejtur zyrtarët policorë, i dyshuari ka tentuar të ikë me vrap, por është ndaluar nga Policia, ndërsa vetura është larguar në drejtim të panjohur.

Gjatë kontrollit fizik, Policia ka gjetur dhe sekuestruar: 2.5 gramë substancë të dyshuar marihuanë, të ndarë në dy qese të voglaNjë cigare e gatshme e mbushur me lëndë narkotike, Filtra për përgatitje të mëtejme.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa me urdhër të prokurorit , rasti është inicuar për veprën penale: “Posedim i paautorizuar i lëndëve narkotike, substancave psikotrope apo analoge”.

Ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Hetimet janë në zhvillim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *