Kapet me 58 bimë kanabisi, arrestohet i dyshuari në Podujevë

Kapet në Podujevë me 58 Bimë Kanabisi – Arrestohet i Dyshuari

Një operacion policor në rrugën “Afrim Zhitija” në Podujevë ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike.

Gjatë bastisjes së realizuar nga policia, në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar 58 bimë kanabisi të mbjella në vazo

I dyshuari, mashkull kosovar është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe pas intervistimit nga organet hetuese, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Autoritetet janë duke vazhduar hetimet. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *