Juventus krenohet me paraqitjen e Edon Zhegrovës

PD_Postim

Juventusi e ka bërë një përmbledhje të yllit të kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrovës, të cilin e ka postuar në rrjetet sociale.

Në “Instagram”, faqja zyrtare e Juventusit e ka postuar një përmbledhje të yllit dardan, Edon Zhegrova, gjatë stërvitjes së fundit.

Në video shihet Zhegrova duke shënuar disa gola të bukur, e duke treguar aftësitë e tij.

Në mbishkrimin e postimit të videos, Juventusi ka shkruar “Luani”.